Shehaj: Njerëzit s’duan t’ia dinë kë zgjedh PD në qarqe, ja çfarë halli kanë
Deputeti Agron Shehaj i cili është edhe kryetar i partisë së re “Mundësia” ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se emrat se kush janë drejtues politik të qarqeve janë gjëja më pak e rëndësishme për qytetarët.
Ai tha se askujt nuk i intereson se kush është drejtuesi politik i një partie në një qark të caktuar pas problemet e qytetarëve janë të tjera, sipas tij problemet e vërteta për tu diskutuar janë skandalet të cilat kalohen në heshtje, si ai i mikrokredive, onkologjikut e skandale të tjera.
“Vërtet ne mendojmë se debati i madh te qytetarët është do jetë Gazi apo Luani drejtuesi i Partisë Demokratike në Fier? Ne jemi në vendim më të korruptuar në Europë, njerëzit po ikin përditë, ka skandale të përditshme, ishte skandali i mikrokredisë, nuk ndodhi asgjë, guvernatori i bankës është akoma aty. Do flasim për listat tani?!
Për Onkologjikun vazhdon i njëjti muhabet, asnjë nuk mbajti përgjegjësi. Vërtet për Gazin apo Luanin në Fier do flasim ne? Ne duhet të flasim se përse po protestojnë në rrugën Thumanë-Kashar, se aty shteti, qeveria dhe koncesionari një ditë të bukur vunë blloqet e betonit. Askush nuk e ka kuptuar çfarë po ndodh aty”,-tha Agron Shehaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 19:38 Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)
- 19:16 “Dorëheqje”, protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:09 Rama flet për median gjermane: Nuk kam ndërmend t’i them jo 4 miliardëve
- 18:58 LIVE – Dita e 35-të e protestës, qytetarë nga diaspora mbërrijnë në Tiranë për tubimin kombëtar
- 18:48 Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 18:39 Erdogan sulmon Izraelin: Janë të varur nga lufta! S’do të lejojmë që ta zhysin rajonin në erën e barutit