Shkarkimi i Veliajt/ Debate në mbledhjen e këshillit, opozita: Pse nuk është prezent

23 Shtator 2025 | 16:20

Ka nisur mbledhja e këshillit bashkiak të Tiranës me rend ditë propozimin e Partisë Socialiste për shkarkimin e kreut të Bashkisë Erion veliaj, i cili ndodhet në burg që nga muaji shkurt.

Në fjalën hyrëse të mbledhjes, kryetarja e këshillit bashkiak të Tiranës, Megi Fino tha se qëllimi i Partisë Socialiste është të çlirojë Tiranën, “për shkak të ngujimit pa gjyq të kryetarit të saj që nga shkurti”.

“Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur. Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projekt-vendimin për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj”, tha Fino.

Këshilltarja e PD, Ilda Zhulali tha se PS nuk e lejoi Veliaj të merrte pjesë në mbledhje, ndërsa hodhi akuza ndaj kryebashkiakut i cili sipas saj duhet te ishte shkarkuar që ne 2023.

“Veliaj është gjallë, nuk ndodhet sepse ju nuk e lejuat dhe duhet sikur po i përgatisni një ceremoni funebre. Ju ja mohuat, jam e kënaqur që sot mori shijen e gjellës që ka gatuar ndër vite, këtë gjellë që ia gatuat ju sot, ta provojë Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek e përshëndesim. Vendimi që keni sjellë është i vonuar dhe i paplotë. Veliaj duhet të ishte shkarkuar nga detyra që në 2023, kur padrejtësisht mori detyrën. Veliaj duhet shkarkuar për shkelje të rënda të ligjit, duke shkelur ligjin për inceneratorin, vepër që s’u ndërtua kurrë për të cilin kemi paguar qindra milionë euro”, tha Zhulali.

Në mbledhje mungojnë 4 anëtarë të këshillit bashkiak, Anuela Ristani, kryetare e komanduar dhe këshilltarët e majtë Aldo Merkoci, Gazmend Paja dhe Joleza Koka.

Të premten, Veliaj i dërgoi një letër Këshillit Bashkiak duke kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Sekretari i Këshillit, Behar Zeneli iu përgjigj se në rast se kryebashkiaku nuk mund të paraqitet fizikisht në mbledhje, mund të dërgojë pretendimet me shkrim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet

Ka nisur marshimi i protestës në ditën e 42-të të saj pranë Bashkisë së Tiranës. Gazetarja Ledjana Braçja raporton se nga qytetarët dhe organizatorët është...
22:00 | 11/07/2026

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026

Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin

Ekonomisti Alfred Muharremi ka reaguar lidhur me komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve turistike në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të dëmshme për ekonominë...
21:33 | 11/07/2026