Shkodër, biznesi në vështirësi, falimentojnë mbi 2 mijë sipërmarrje të vogla, taksat e papërballueshme
Një nga sektorët më të goditur nga pandemia është biznesi i vogël, i cili pavarësisht ndihmave të qeverisë në të shumtën e rasteve ka shkuar drejt falimentit.
Bizneset në Shkodër kanë pësuar humbje të mëdha dhe shume prej tyre kanë ulur qepenat për të mos i ngritur më.
E tillë është situata në tregun e veshjeve. Një vit më parë ky treg ka qenë i tej-mbushur nga blerësit, ndërsa tani shumica e bizneseve janë mbyllur .
Fiqiret Kaca tregtar prej vitesh shprehet se situata e biznesit është përkeqësuar.
Vështirësive të pagesave të taksave të larta tashmë i është shtuar dhe situata e pandemisë.
“Konsumi, xhiroja… kanë rënë vazhdimisht, taksat dhe tarifat janë rritur, ose duke u hequr një më e vogël duke u shtuar një më e madhe, na e kanë vështirësuar jetesën pasi jemi dhe kryefamiljarë dhe me këtë punë jetojmë,” – u shpreh Kaca.
Sipas kreut të sindikatave të pavarura në Shkodër Albert Tuka, rreth 40 % e biznesit të vogël ka falimentuar por dhe pjesa tjetër është drejt asaj rruge për shkak të mungesës së fuqisë blerëse.
“Janë rreth 4,500 biznese të vogla, prej së cilave gjysma janë mbyllur prej pandemisë dhe taksave, fuqia blerëse ka rënë prej pandemisë por dhe për shkak të politikave jo të duhura të qeverisë,” – u shpreh kryetari i sindikatës Tuka.
Referuar shifrave nga drejtoria e Tatimeve, më shumë se 2 mije biznese të vogla në qytetin e Shkodrës kanë kaluar në status pasiv.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar