Shkollat në Shkodër me tre turne, kërkohet shtim i numrit të mësuesve
Mbi 18,000 nxënës në sistemin publik dhe atë privat kanë nisur vitin e ri shkollor në bashkinë Shkodër, nën masa të rrepta sigurie si shkak i COVID-19.
Në të gjithë hyrjet e institucioneve arsimore pati persona të cilët matën temperaturën e nxënësve dhe i udhëzuan të ruajnë distancën e sigurisë.
Për gjimnazistët përshtatja ishte më e lehtë, ndonëse zhvillimi i mësimit me maskë krijon vështirësi tek ata.
“Masat janë pak të vështira për t’u zbatu, si siç është mbajta e maskës. Kjo gjë është e vështirë pasi ka momente që të pengon frymëmarrjen e lirshme”, thotë një prej gjimnazistëve.
Albana Bushati, drejtore e shkollës së mesme “28 Nëntori”, shprehet se po zbatohen të gjithë protokollet e sigurisë si dhe janë krijuar klasa me numër të reduktuar nxënësish.
“Përgjegjësi i dezhurnit bashkë me një prej nën drejtorëve bën hyrjen në bazë të rregullave të nxënësve. Jemi duke u munduar maksimalisht të respektojmë çdo rregull të vendosur për të ruajtur shëndetin e nxënësve dhe shëndetin tonë”, tha znj. Bushati.
Shtimi i klasave ka bërë që të rritet numri i orëve për mësuesit. Aktualisht, këto orë shtesë po përballohen nga mësuesit aktualë, ndërsa është kërkuar shtimi i personelit mësimor nga drejtoria e arsimit në Shkodër.
Më problematike paraqitet situata në shkollat fillore dhe 9-vjeçare. Mësimi me turne si dhe frika e infektimit ka krijuar jo pak shqetësim te prindërit. Pavarësisht masave të marra, mbetet problematik grumbullimi i prindërve dhe fëmijëve në hyrje të shkollave.
“Mundohemi me i respektu masat. Frika është për të gjithë”, thotë një e moshuar teksa shoqëron mbesën në shkollë.
Në bashkinë Shkodër në 3 shkolla po zhvillohet mësimi me 3 turne, në 20 të tjera me 2 turne ndërsa në pjesën tjetër mësimi po vazhdon me një turn. Dy mësues janë identifikuar me COVID-19 para fillimit të vitit të ri shkollor, dhe është bërë zëvendësimi nga drejtoria vendore e arsimit ndërsa priten përgjigjet edhe për 5 mësuese të tjera që kanë bërë analizën.
Lexoni gjithashtu:
Prindërit kërkojnë orare më të zgjatura në shkolla, s’kanë besim tek masat
Kolonjë, pastruesja e shkollës rezulton me Covid, izolohen 10 mësues
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë
- 22:39 “Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste
- 22:34 Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 22:27 “Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë
- 22:07 “Rama me zor po priste që të dilte koka e protestës”, Iljazaj: Sulmi ndaj Goxhajt, strategji
- 22:02 Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
- 21:55 Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar