“Shkova dëshmova pa ditur as pse u thirra”, historia e Luan Baçit
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se mbështet punën e SPAK-ut, por gjithmonë nëse ky i fundit nuk tejkalon rregullat dhe ligjet, duke iu referuar këtu rastit të Sali Berishës.
Ai theksoi se ka shkuar të dëshmojë kur është thirrur nga një oficer i BKH-së, pikërisht duke treguar mbështetjen e tij pa rezerva, madje siç tha, edhe pa e ditur për çfarë është thirrur.
“I jap mbështetje të plotë dhe pa rezerva, SPAK-ut për të hetuar këdo deputet, parlamentar, ministër, ish-ministër, kryeministër dhe ish-kryeministër. Kjo është e padiskutueshme, por duke zbatuar ligjin, procedurat dhe jo duke dalë mbi ligjin e duke thënë që unë bëj atë që dua dhe jo atë që parashikon ligji. Këtu ndahemi bashkë. Dhe tjetra, unë e kam treguar me vepra se me një telefonatë që më ka bërë një nga oficerët e BKH-së, pa ditur përse më thërriste, i jam përgjigjur po me kënaqësi të plotë madje ju vij që në këtë moment që morët në telefon. Nuk kam lajmëruar askënd, s’i kam thënë as ndonjë avokati, por jam paraqitur aty, më kanë bërë me dije për një kallëzim të një patronazhisti. Kam bërë deklarimin tim, madje s’më kanë dhënë as përgjigje se si do të zhvillohej hetimi dhe mbylljen e hetimit e kam marrë vesh përmes mediave,” – tregoi Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Të ndërtojë kampe në territorin e saj”, Baçi: Pse s’paska mjaftueshëm tokë Italia?
- Përplasjet në Kuvend, Baçi: Ja cilat janë objektivat e Berishës me protestat
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona