“Të ndërtojë kampe në territorin e saj”, Baçi: Pse s’paska mjaftueshëm tokë Italia?

12 Nëntor 2023 | 12:55

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi komentoi në një intervistë për Euronews Albania marrëveshjen për emigrantët të nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas tij, është absurde që Italia t’i kërkojë Shqipërisë të ndërtojë një kamp emigrantësh në territorin e saj ndërkohë që i ka të gjitha mundësitë t’i ndërtojë vetë këto kampe.

“Njerëzve që ikin për një jetë më të mirë u bëhet një maskaradë e tillë, siç bëri Mbretëria e Bashkuar me Ruandën. Edhe me Mbretërinë e Bashkuar Rama bëri një farë bisedimi por dështuan bisedimet sepse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pa që në Shqipëri nuk plotësoheshin kushtet e duhura. Çfarë ndryshoi tani me Italinë? Ka shumë pikëpyetje në këtë marrëveshje. Këto janë marrëveshje që Rama i bën në mënyrë individuale, e bën vetëm që të ketë mbështetjen e Melonit dhe s’do t’ia dijë çfarë do bëhet me ata njerëz. Italia ka boll vend, nuk ka pse të ketë Shqipërinë vend rezervë. Nuk kanë tokë sa ka Shëngjini Italia? Ka vend boll, mund ta bëjë atje me më pak shpenzime, se për t’i sjellë këtu do kenë më shumë shpenzime. Rama më tepër e shet si nder personal, jo që Shqipëria po ndihmon BE”, tha  Baçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026