Shkrimtari serb në Balkan Talks: Ja cila është frika më e madhe e Vuçiç

14 Prill 2023 | 23:20

Shkrimtari dhe dramaturgu serb Nenad Prokiç tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka më shumë frikë prej mbështetësve e tij sesa nga liberalët.

Prokiç u shpreh se problemi është brenda partisë së tij, ku njerëzit janë të pakënaqur pasi shohin se nga pushteti po përfitojnë vetëm disa njerëz.

“Atëherë, nacionalistët në Serbi, edhe Vuçiçi ishte njeri prej tyre, gjatë viteve kryesore të nacionalizmit në Serbi. Tani ai ka më shumë frikë prej mbështetësve të tij sesa nga ne liberalët. Mendoj se nacionalistët e djathtë në Serbi me ndihmën e Rusisë, po është pak e rrezikshme, por mendoj se janë shumë të dobët dhe nuk munden që t’i krijojnë shqetësim Vuçiçit. Problemi është brenda partisë së tyre, mendoj unë, partisë së krahut të djathtë sepse partia e tij është e madhe, 700 mijë njerëz, asnjëri s’është kurrë i kënaqur. Shohin se njerëzit nga lart kanë disa privilegje, por shumica e njerëzve nuk kanë asnjë privilegj dhe e presin. Partitë politike po shpërbëhen nga përbrenda. Nuk po shpërbëhen nga pushteti i jashtëm. Pushteti i brendshëm është më i rrezikshmi dhe mendoj se ai ka frikë nga partia e vet sesa nga gjithçka tjetër”, tha Prokiç.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026