Me 108 vota nga të gjitha partitë e përfaqësuara, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi shpërbërjen për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit. Nga LSDM thonë se në këto zgjedhje, qytetarët do të duhet të zgjedhin mes progresit dhe destruktivitetit.
“Më 12 prill, qytetarët do të ballafaqohen me zgjedhjen mes dy politikave diametralisht të kundërta. Njëra është politika e LSDM-së, që është politikë e zhvillimit, prosperitetit dhe proceseve integruese të shtetit. Ndërsa për politikat e tjera nuk do të komentoj, pasi qytetarët e dinë më së miri se çfarë janë ato”, – tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.
Ndërsa nga VMRO/DPMNE-ja vlerësojnë se qytetarët tashmë e dinë se sa e dëmshme është qeverisja e LSDM-së.
“Të gjithë qytetarët, gjatë këtyre tre viteve e kanë ndjerë në lëkurë se çfarë do të thotë kur LSDM e ka të gjithë pushtetin në Maqedoni. Shumë krime, ndryshim i emrit të shtetit dhe Kushtetutës, shumë vrasje të pazgjidhura, sjellje e dhunshme e shumë ligjeve, shkelje e imazhit të shtetit”, – u shpreh Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Kryeparlamentari dhe deputet i BDI-së, Talat Xhaferi nga ana tjetër, kërkoi falje për gabimet që mund të kenë bërë gjatë këtij mandati.
Para shpërbërjes, Kuvendi miratoi Ligjin për Prokurorinë publike me 2/3 e votave, mes akuzave të VMRO/DPMNE-së për shkelje të procedurave.
Me 108 vota nga të gjitha partitë e përfaqësuara, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi shpërbërjen për t’iu hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme të 12 prillit. Nga LSDM thonë se në këto zgjedhje, qytetarët do të duhet të zgjedhin mes progresit dhe destruktivitetit.
“Më 12 prill, qytetarët do të ballafaqohen me zgjedhjen mes dy politikave diametralisht të kundërta. Njëra është politika e LSDM-së, që është politikë e zhvillimit, prosperitetit dhe proceseve integruese të shtetit. Ndërsa për politikat e tjera nuk do të komentoj, pasi qytetarët e dinë më së miri se çfarë janë ato”, – tha Jovan Mitrevski, deputet i LSDM-së.
Ndërsa nga VMRO/DPMNE-ja vlerësojnë se qytetarët tashmë e dinë se sa e dëmshme është qeverisja e LSDM-së.
“Të gjithë qytetarët, gjatë këtyre tre viteve e kanë ndjerë në lëkurë se çfarë do të thotë kur LSDM e ka të gjithë pushtetin në Maqedoni. Shumë krime, ndryshim i emrit të shtetit dhe Kushtetutës, shumë vrasje të pazgjidhura, sjellje e dhunshme e shumë ligjeve, shkelje e imazhit të shtetit”, – u shpreh Nikolla Micevski, deputet i VMRO/DPMNE-së.