English

Shqetësimi i studentit: 155 prej nesh mund të jetojnë në një konvikt, ka 6 dushe

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rreth 155 studentë të dy konvikteve në Qytetin Studenti rrezikojnë të mbeten në rrugë, pasi godina do të rikonstruktohet.

- Advertisement -

Studenti Ilvi Nasufi u shpreh për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se këta studentë, ndodhen në konviktet nr. 4 dhe 14.

Sipas tij, atyre u është dhënë një zgjidhje dje, ku studentët e konviktit nr.4, të kalojnë te konvikti nr.14, deri në momentin kur do të hapen konviktet e tjera, të cilat aktualisht po rikonstruktohen.

Por Nafusi nënvizoi se nëse kjo ndodh, 155 studentë do të jetojnë vetëm në një konvikt, ku ka 6 dushe.

“Ne presim në fakt që ajo lloj zgjidhje provizore që na është dhënë dje, e cila ishte që ata studentë që banojnë te konvikti nr.4, të kalojnë te konvikti nr.14 dhe ata 155 studentë, të qëndrojnë te konvikti nr.14, deri në momentin që konviktet e tjera të hapen. Edhe këtu është një lloj problematike sepse ne nuk kemi një afat se kur ata do të mbarojnë, se mund të kalojë viti akademik dhe ata mos të kenë mbaruar dhe ne të jemi 155 studentë në të njëjtin konvikt, me 6 dushe gjithsej, për 155 studentë, me ato kushte.

Kjo zgjidhje të na bëhet zyrtare. Jo, ata në fakt kanë folur me ne përmes administratorit. Këtu shumë gjëra bëhen pa dokumenta. Neve na u bë thiurrje që të largohemi nga konvikti më datë 30 dhe nuk kemi një dokument që ta shohim dhe ta lexojmë”, theksoi.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×