Studenti: Kam 4 vite në konvikt, nuk dua një zgjidhje provizore për t’u strehuar
Rreth 155 studentë të dy konvikteve në Qytetin Studenti rrezikojnë të mbeten në rrugë, pasi godina do të rikonstruktohet.
Studenti Ilvi Nasufi tha për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se prej 4 vitesh jeton në këtë godinë dhe nuk kërkon një zgjidhje provizore për t’u strehuar.
“Çmimi tek këta konvikte të paktën është 4500 lekë të reja në muaj. Kjo ndryshon në konvikte të tjera, por nuk ka ndonjë diferencë të madhe, përveç dy konvikteve që kanë kushte pak më të mira. Kanë luksin e të paturit dush në dhomë dhe tek ato çmimi është 10 mijë lekë në muaj.
Unë kam katër vite në këtë konvikt, kam qenë këtu, te i njëjti konvikt, te e njëjta dhomë. Ne presim në fakt që ajo lloj zgjidhje provizore që na u dha dje, e cila ishte që ata studentë që banojnë te konvikti nr.4, të kalojnë te konvikti nr.14 dhe 155 studentë të qëndrojnë te konvikti nr.14, derisa konviktet e tjera të hapen. Edhe këtu është një lloj problematike, sepse ne nuk kemi një afat se kur ata do të mbarojnë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet