Shqipëria në grupin më të vështirë, shorti i plotë i Euro 2024. Të gjitha përballjet

2 Dhjetor 2023 | 19:01

Ditën e sotme në Hamburg të Gjermanisë është hedhur shorti i fazës së grupeve për kampionatin europian “Euro 2024”.

Shqipëria do të ketë në grup Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, skuadra vërtetë të fuqishme dhe me emër të madh në kompeticionet ndërkombëtare, çka do të bëjë që edhe përballjet të jenë të vështira.

Deri tani janë përcaktuar 20 skuadra nga ndeshjet eliminatore, Gjermania që është kualifikuar automatikisht si vend organizator dhe tri vendet e fundit do të vendosen nëpërmjet fazës “playoff” që do të mbahet në mars 2024.

Kujtojmë se ekipi i Silvinjos pasi mbylli ndeshjet kualifikuese në vendin e parë, u pozicionua në vazon e dytë, bashkë me kombëtaret e Danimarkës, Hungarisë, Turqisë, Rumanisë dhe Austrisë, me të cilat nuk mund të përballemi në fazën e grupeve.

Në vazon e parë ishin Gjermania, Anglia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Portugalia.

Në vazon e tretë ishin Holanda, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Kroacia dhe Çekia.

Ndërsa në vazon e katërt ishin Italia, Serbia dhe Zvicra deri tani, si edhe tri vendet e “playoff”-it.

Shorti:

GRUPI A: Gjermani, Skoci, Hungari, Zvicër

GRUPI B: Spanjë, Kroaci, Itali, Shqipëri.

GRUPI C: Slloveni, Danimarkë, Serbi, Angli.

GREPI D: Play-off A, Holandë, Austri, Francë

GRUPI E: Belgjikë, Sllovaki, Rumani, Play-off B

GRUPI F: Turqi, Play-off C, Portugali, Çeki

Perballjet në Euro 2024

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026