Shqipëria pa turistë, 60% më pak se 5 muajt e parë të 2019-ës, #PushoShqip shpresa e vetme

17 Korrik 2020 | 16:12

Sikur të mos mjaftonte goditja ekonomike pas pandemisë, turizmi në Shqipëri është prekur së tepërmi edhe nga mbyllja e kufijve nga vende të ndryshme të botës. Ndërsa shpresat për rimëkëmbjen e ekonomisë ishin varur pikërisht në këtë sektor, duket se tanimë, ecurinë e këtij sezoni turistik e kanë në dorë vetë qytetarët shqiptarë.

“Ka një impakt në ekonomi në të gjithë subjektet e hotelerisë,  por dhe tur-operatorët, pasi janë të parët që janë dëmtuar nga kjo situatë. Edhe fushata pushoshqip këtë qëllim ka, vlerat monetare që shqiptarët do t’i harxhonin jashtë, t’i shpenzojnë këtu. E njëjta fushatë po ndiqet dhe nga vendet e tjera,” – shprehet Kornelia Ferizaj, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, ka diferencë të dukshme të numrit të turistëve të huaj që erdhën në Shqipëri në 5 muajt e parë të vitit që lamë pas dhe muajve të parë të 2020.Hyrjet në Shqipëri gjatë periudhës janar-maj 2020

Ashtu siç shihet dhe nga grafiku, deri në muajin maj në Shqipëri kanë hyrë 602,300 turisë të huaj, një rënie me 60% krahasuar me vitin 2019.

Gjithashtu një diferencë të dukshme ka dhe numri i turistëve që Shqipërinë e kanë pasur destinacion të preferuar.

Mali i Zi ka një rënie të hyrjeve në Shqipëri me 51.1%, ndërsa Polonia mban një shifër më të lartë, 89%.Vendet e origjinës me rënien më të lartë të vizitorëve në Shqipëri.

Megjithatë mbërritja e turistëve të parë polak para disa ditësh, duket si një dritë në fund të tunelit.

“Shifrat janë në rritje, por Shqipëria ka qenë një ndër vendet e para që ka hartuar protokollin, të gjitha këto masa po zbatohen nga agjencitë turistike. Kontaktet që kemi nga tur-operatorët, ata janë shumë optimistë, shprehen optimist që në gusht të kenë 6 chartera në javë nga polakë,” – shprehet Kornelia Ferizaj.

 

Lexoni gjithashtu:

Basha: Turizmi në koma, mbyllja e kufijve çon në falimentim operatorët turistikë

Drama e turizmit, resortet dhe hotelet në bregdet përgatiten për një verë të vështirë

Protokollet e sigurisë për turizmin, gjobë 700 mijë lekë dhe deri në mbyllje të biznesit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026