“Shqipëria po plaket”, sociologu: Kambanë alarmi! Kemi më shumë vdekje se lindje

16 Janar 2024 | 17:49

Sociologu Gëzim Tushi tha në një intervistë për Euronews Albania se mosha mesatare në Shqipëri është rritur dhe se çiftet tashmë po refuzojnë të sjellin në jetë shumë fëmijë.

Sipas tij në popullin shqiptar ka më shumë vdekje se sa lindje, ndërsa shtëpi se një fakt alarmues është se së shpejti do të na duhet të importojmë të rinj nga vendetë tjera për të punuar.

“Shoqëria shqiptare nuk është shoqëri anti-fëmijësh, i duam fëmijët. Por shqiptarët janë bërë të zgjuar janë në gjendje të planifikojnë në përputhje me mundësitë ekonomike, sepse kostoja ekonomike e rritjes së një fëmije tanimë është jashtëzakonisht e madhe.

Ka një tregues në sociologji që kur rritet emancipimi i fermave bie niveli i lindjeve, sa më i ulët niveli kulturor aq më i lartë është numri i lindjeve. Tani kemi më shumë vdekje se sa lindje.

Në vitin 90 ne ishim shoqëria me moshën mesatare më të re në Europë, me 27 vjeç, sot nuk arrijmë të riprodhojmë popullsinë. Tani duhen masa të vërteta, rritje dhe përmirësim i sistemit dhe infrastrukturës sociale për të mbajtur fëmijët. Duhet garantuar edhe punësimi i grave. Sipas mendimit tim, boshatisja e tregut të punës në Shqipëri po na detyron të importojmë brezin e ri nga jashtë, kjo është një tjetër kambanë alarmi”,-tha sociologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024