“Shqiptarët trima me meze dhe raki para”- Zeka: Duhet një “Dejton” për Kosovën

5 Tetor 2023 | 13:49

Gazetari Milaim Zeka, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Zeka tha se duhet hequr dorë nga retorika nacionaliste dhe të shkohet drejt një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Gazetari tha se as Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë kapacitete për të kryer luftë. Ai mbështeti propozimin e kryeministrit Rama për një konferencë ndërkombëtare paqeje, të ngjashme “Dejtonin” që i dha fund luftës në Bosnjë Hercegovinë.

Zeka theksoi se vetëm konferenca ndërkombëtare do ta nxirrte Kosovën nga kjo situatë që është krijuar.

“Nga 3 milionë e ca shqiptarë që i ka Shqipëria “nënë e babë” që i themi ne, e dini sa burra ka pasur në luftën e Kosovës. 200 në total! Sa jemi ne trima? Ne jemi trima të bëjmë “llaka taka” me raki të Skraparit e me meze përpara por zoti i madh dhe hatri i fëmijëve të Kosovës dhe pleqve të Kosovës bëri që të ndërhynte NATO. Duhet të falenderojmë Tony Blair, pasi shumë pak shqiptarë e dinë se aktori kryesor që ka bindur Bill Clinton për të ndërhyrë në Kosovë ka qenë Tony Blair.

Kosova nuk ka helikopter për të transportuar policët e plagosur në spital. Ky Albin Kurti që masakronte qeverinë kur ishte në opozitë se pse pagonte faturat e ujit dhe të energjisë të serbëve të Kosovës. Kush po i paguan faturat e energjisë dhe të ujit të serbëve në Veri sot? Ne shqiptarët e Kosovës

Ideja për një konferencë paqeje për një “Dejton” që të arrihet drejt një marrëveshjeseje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, është e vetmja ide që na nxjerr nga ky qorrsokak”, tha Zeka.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024