‘Shtëpia e Lirisë’, Spahiu: Berisha me parti të re në zgjedhje, Alibeaj merr PD-në

1 Tetor 2022 | 11:29

Juristi, Kreshnik Spahiu deklaroi se Sali Berisha do të krijojë një parti të re për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale, e cila do të quhet Shtëpia e Lirisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Gjykata e Apelit do t’ia kalojë Partinë Demorkatike, Enkelejd Alibeajt.

Sipas tij, opozita do jetë e ndarë në zgjedhjet lokale që do zhvillohen pas disa muajsh.

“Për amerikanët dhe Britaninë e Madhe, nuk ka Parti Demokratike nëse ajo do të kryesohet nga Sali Berisha. Amerikanët do të shpallin ‘non grata’ të gjithë partinë, nëse ajo forcë politike do të shkojë me Sali Berishën. Për këto arsye, unë parashikoj që në zgjedhjet e ardhshme lokale, edhe për shkak të vendimit gjyqësor që do shprehet nga Gjykata e Apelit, do të kemi një Parti Demokratike që nuk do jetë me logon e Sali Berishës, por me logon e Enkelejd Alibeajt.

Unë parashikoj që do ketë një Parti Demokratike me logon e Enkelejd Alibaejt dhe një listë të veçantë ndaj një partie të re, që do jetë Shtëpia e Lirisë, e kryesuar nga zoti Berisha së bashku me Partinë e Lirisë së zotit Meta, i cili edhe emrin ia përafroi partisë së re që do të kryesohet nga Sali Berisha. Këtë nuk e them si mendim personal, këtë e them si pasojë e mbledhjes së një sërë informacionesh dhe një analize shumë të gjatë, ku mendoj që në zgjedhjet e ardhshme nuk do kemi një opozitë të bashkuar, por një opozitë të ndarë”, theksoi Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026