English

“Shyqyr vdiq babai e liroi krevatin”-Murrizi për situatën në PD: Skeptik te bashkimi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, ka komentuar në Euronews Albania zhvillimet e fundit në këtë forcë politike.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij, Murrizi tha se nuk besonte shumë në bashkimin e dy grupimeve, atij të “rithemelimit” dhe të grupit të Gazment Bardhit.

Murrizi tha se nëse do të ishte bashkim për të dhënë kontribute, ishte i mirëpritur, por sipas tij, më shumë duket si një bashkim për promovime personash të caktuar.

“Vdiq baba, shyqyr që lëshoi krevatin”- ishte shprehja që Murrizi përdori, për të treguar se të gjitha këto lëvizje po vijnë në momentin që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” dhe ka 50 ditë që nuk ka dalë në takime me elektoratin.

“Unë thashë ta filloj nga të kesh qejf ti. Unë jam skeptik te bashkimi, sepse bashkim për të dhënë kontribute hajde bujrum, por bashkim për promovime, kjo më duket… Ne në Myzeqe themi ‘vdiq baba, shyqyr që lëshoi krevatin’. Flasim për vdekje politike.

Pra shyqyr që u arrestua Berisha që nuk del prej 50 ditësh që të vijë në zyrë e të ketë kontakte. Pra gjithë kjo harmoni, gjithë kjho dashuri. Mirëpo partia është një karton i vogël, nuk është metropol, nuk është Shangai.

Që ky katundi i vogël nuk ka nevojë që vëllezërit e një kryefamiljari të fortë kanë shkuar si qenë me njëri-tjetrin dhe pas ikjes së tij, nuk ka nevojë të tregojnë që e kanë dashur fortë edhe këtë edhe shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, sepse do të rikthehet ky burri ndoshta dhe do të shkojnë në origjinë pastaj prap”, tha Murrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×