Si rrezikon të përhapet lufta në Izrael? Eksperti zbulon planin

31 Tetor 2023 | 12:29

Eksperti Dritan Goxhaj ishte këtë të martë në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për luftën mes Izraelit dhe Hamasit. Sipas ekspertit Goxhaj, Hamasi deri më tani ka vrarë më shumë ushtarë  dhe policë se sa ka humbur Izraeli nga viti 1967.

Ai tha gjithashtu se pritet që në datë15 nëntor e cila përkon me ditën e pavarësisë së Palestinës, Hezbollahu të shpalli luftën, pasi më herët ka thënë se do të ndodhin ndryshime të mëdha.

“Hamasi prej datës 7 ka vrarë deri më tani më shumë ushtarë  dhe policë se sa ka humbur Izraeli nga viti 1967 e deri më tani.  Tashmë në Gaza, Izraeli po humbet ushtarak, pa dyshim edhe Hamasi ka humbur pjesëtarë të tyre, po pjesa më e madhe nuk janë civilë. Thuhet se janë vrarë mijëra ushtarak të hamasit, por është një logjikë e thjeshtë, llogaritet që numri i Hamasit të jetë midis 25 mijë dhe 35 mijë forca të trajnuara dhe të angazhuara nga Hamasi.

Nëse do kishim mijëra, atëherë do të kishim përparim të forcave izraelite në këto territore që ka hyrë. Përparimi prej datës 22 ka ngecur, kjo do të thotë që ka të vrarë, por jo me mijëra. Hyrja me trupa në Gaza është përcaktuar si vijë e kuqe edhe nga Hezbollahu, i cili ka thënë se në rast se do futen me trupa, ne do të hyjmë.

Në datë 7 kur Hamasi ka bërë sulmin, Hezbollahu ka lëshuar një lloj reklame të vetën, ku ai jep afat 40 ditë, brenda 40 ditëve thotë ai do të ndodhin ndryshime të mëdha. Po ta llogarisësh i bie data 15 nëntor, datë e cila përkon me pavarësinë e Palestinën. Kështu që Hezbollahu mund të deklarojë futjen në luftë”,-tha Dritan Goxhaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026