Si u inçizuan bisedat e Thaçit në Hagë? Avokati: Plani “tinëzar” i prokurorëve
Prokuroria në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka kërkuar që të kufizohen vizitat e të pandehurve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, me pretendimin se tre ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët tani po gjykohen për krime lufte, kanë bërë “përpjekje të paligjshme për të ndërhyrë te dëshmitarët dhe për të penguar dëshminë e tyre”.
Këtë e komentoi dhe avokati Tomë Gashi në një intervistë për Euroneës Albania duke thënë se Prokuroria mund të ketë inçizuar bisedat por kjo nuk do të thotë se janë të vërteta pasi sipas tij ata janë përdorur në mënyrën që kanë dashur ata.
Më tej shtoi se e gjithë kjo ishte një grackë e Prokurorisë.
“Dëshmitarët e mbrojtur dhe anonimë nuk mundet që as emrat e tyre ti përmendin me të tjeët kur bisedojnë, përveç se me klientët e tyre. Ky është një dështim i avokatëve dhe do të të duheshin që të këshillojnë klientët e tyre e ndoshta dhe të tjerë që mund t’ë thoshte se mund të flisnin për gjëra që krejtësisht lejoheshin.
Nga Gjykata pritet drejtësi, por jo nga prokuroria sepse qëllimi kryesor është që të dëshmohen para një trupi gjykues akuzat, paguhen miliona euro. Kjo ka qenë një grackë nga Prokuroria në Hagë. Gjykata duhet të ishte në nivelin e duhur dhe të mos i pranojë këto gjëra që po ndodhin sepse do të dëmtonin tepër rëndë. Prokuroria mundet me inçizuar dhe mua dhe ty, por nuk janë prova të ligjshme të një gjykatë ndërkombëtare. Prokuroria bën një kërkesë dhe pastaj Gjykata e vlerëson. Nëse Prokuroria i inçizon, këto prova mund t’i përdor për vetveten, por nuk janë prova të pranueshmë në Gjykatëm, dhe vlera e tyre është zero”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave