‘Situatë alarmante’, Milaim Zeka: Të shtyhen zgjedhjet në veri
Analisti Milaim Zeka thotë se situata në veri të Kosovës është alarmante dhe sipas tij, zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe duhet të shtyhen.
Në një intervistë për Euronews Albania, Zeka u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani nuk duhet të dalin kundër SHBA-ve.
“Situata është shumë alarmante atje, por jo për luftë, jo në shkallën e nisjes së një lufte. Atje Vuçiçi po bën pazare dhe po ushtron presion ndaj SHBA-ve dhe BE. Ajo që është shqetësuese, kryeministri i Kosovës dhe presidentja janë duke luajtur të njëjtën valle të Vuçiçit, me budallallëqet e tyre.
Ne mbështesim në mënyrë absolute dërgimin e forcave speciale dhe të policisë sonë në vendin tonë, në veriun tonë, jo ashtu siç thotë Petkoviçi se gjoja se kemi pushtuar veriun, ai është territor i Republikës së Kosovës. Por presidentja dhe kryeministri duhet urgjentisht të shtyjnë zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës, sepse kjo shtyrje do të ndodhë. Nuk ka nevojë këta dy njerëz që të provokojnë ambasadorin amerikan. Sot doli edhe ambasadori gjerman në mbështetje të kësaj”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike