Sjellja e Naim Murselit pas krimit, gazetarja: Gjakftohtë, sikur s’kishte bërë asgjë
Gazetarja Gentjana Hasani është shprehur se Naim Murseli, i dyshuar si porositës i vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit, ishte tejet gjakftohtë në gjykatë, sikur të mos kishte bërë asgjë.
Përmes një lidhjeje për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Hasani tha se ishte e çuditur nga ajo që kishte dëgjuar për sjelljen e Naimit në gjykatë, pasi vrasja e Liridonës ka shokuar gjithë opinionin publik, ndërsa atë jo.
Ajo foli edhe për takimin me të atin e Granit Plavës, i cili i kishte thënë se vetëm Naimi mund të dijë arsyet se përse djali i tij kishte kryer vrasjen e Liridonës.
“Naimi e pranoi që ka dhënë para për eleminimin e Liridonës, por ashtu edhe Graniti. Unë sot takova në gjykatë disa persona që më treguan për sjelljen e Naimit. Ishte shumë gjakftohtë, sikur nuk ka bërë asgjë. Ne që jemi jashtë jemi shokuar, por jo ai që dyshohet që ka vrarë nënën e fëmijëve të tij.
Babai i Granitit tha se për të gjitha këto që ka bërë Graniti, vetëm Naimi mund ta dijë. Vetëm ai mund ta dijë pse e ka mashtruar djalin tim për të bërë diçka të tillë. Më tha që nëse Graniti e ka bërë këtë nuk është më djali im. Ishte i përhumbur dhe i shokuar”, është shprehur Hasani.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
Dega e LDK-së në Pejë kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së