“S’ka interes të bashkohet me Serbinë”- Deputetja boshnjake “zbulon” planin e Dodik
Deputetja e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiç, është shprehur se interesi i liderit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, nuk është që të shpallë pavarësinë apo të bashkohet me Serbinë, por të vijojë me gjendjen aktuale të konfliktit, që i shërben destabilizimit të rajonit.
Komentet Çudiç i bëri në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, ku e krahasoi planin e Dodik me planin e Rusisë në Ballkan, e cila sipas saj, nuk është e interesuar të vendosë në rajon politikën apo kulturën e vetë, por të krijojë destabilitet.
“Nuk mendoj se është në interes të z. Dodik t’i bashkohet Serbisë. Apo edhe të shpallë pavarësinë. Kriza në vetvete është në interesin e tij. Ka çështje që njerëzit si z. Dodik vazhdimisht portretizohen si pjesë e një diskursi të përditshëm, duke përfshirë vazhdimësinë e Republikës Serpska, për t’u bashkuar me Serbinë dhe kështu me radhë.
Ata gjithmonë ndalojnë të ndërmarrin hapa përfundimtarë në drejtimin e këtyre llojeve të politikave, sepse përfitojnë nga status quo-ja. Nuk po përfitojnë nga zgjidhja e problemeve. Është e ngjashme me ndikimin rus në rajon, përpjekjet ruse në rajon nuk janë ndikim kulturor ose politik të Rusisë, por destabilizimi i rajonit është për përfitimet e tyre.
Nëse z. Dodik do të kishte vërtet në mendje interesat e qytetarëve të Republikës Serpska, sigurisht një gjë që do ta pengojë Bosnjën dhe Hercegovinën të bashkohet me BE-në, është një tjetër konflikt. Nuk ka mundësi të ketë një vazhdimësi të Republikës Serbe pa një luftë tjetër në Ballkanin Perëndimor, me potencialin e përhapjes së saj në Serbi, në Kosovë në Mal të Zi, mund të tërheqë edhe shtetet anëtare të BE-së.
Pra, kur ai flet për vazhdimësi, ai në thelb po flet për luftën. Kjo nuk është në interesin, jo vetëm jo në interesin tim, apo interesat e fëmijëve të mi, por nuk është në interesin e qytetarëve të Republikës Serpska. Pra, ai duhet ta dijë që duke u tërhequr në qendrën e konfliktit, po tërheq jo vetëm qytetarët e Republikës Serbe, por të gjithë rajonit”, tha Çudiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta