“Skeletet i fusin në qese të zeza, t’i hanë minjtë”, Tare: Ku kemi antropologë ne?
Historiani Auron Tare i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” tha se Shqipëria nuk ka antropologë pasi edhe një që ka qenë e hoqën nga instituti.
Ai madje shtoi se në Isntitutin e Albanologjisë, ku futet edhe antropologjia nuk ka ende një protokoll për mënyrën se si trajtohen mbetjet humane. Sipas tij skeletet e zbuluara futen në qese dhe hidhen në bodrum pa kurrfarë kujdesi.
“Kush është antropolog në Shqipëri? Se unë kam 20 vite që po kërkojë dhe s’po gjej. Unë kam një përvojë personale për këtë gjë. Në vitin 2002 unë kam bërë një leksion për Butrintin në universitetin e Sirakuzës. Më erdhën dhe më thanë disa profesorë amerikanë, në leksion pamë që ju keni nxjerrë edhe skelete, çfarë bëni me këto skelete. Unë si i ri nuk e dija. Erdha në Shqipëri dhe i pyeta se ç’bënin me skeletet.
I merrnin i fusnin në qese të zeza dhe i hidhnin në depo. Amerikanët më sollën një rregullore se si merreshin me mbetjet humane, se këta janë njerëz, por ne ende sot nuk e kemi një protokoll të tillë. Këta janë njerëz, por i marrin i fusin në qese të zezë dhe i hellin në bodrum t’i hanë minjtë. Dhe shqipëria nuk ka antropolog, vetëm një ka qenë dhe atë e hoqën nga instituti”,-tha Auron Tare.
Kujtojmë se qeveria shqiptare ka vendosur të shkrijë Akademinë e Studimeve Albanalogjike.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL
- 18:51 Shqipëria një hap larg kalimit në euro
- 18:50 43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg
- 18:40 Irani akuzon SHBA-në për krime lufte për shënjestrimin e infrastrukturës civile
- 18:35 Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA
- 18:15 “Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët