English

“S’kemi marrë asnjë kërkesë për ndihmë nga Garda”/Policia reagon pas ankesës së SPAK

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Tiranës ka reaguar pas shkresës së një dite më parë nga ana e SPAK dhe GJKKO për informacion lidhur me mungesën e masave të sigurisë pranë këtyre institucioneve ditën e dhënies së masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

- Advertisement -

Përmes një njoftimi policia e cilëson një praktikë që nuk ka ndodhur më parë, që organet ligjzbatuese komunikojnë përmes mediave, njoftimin e shpërndarë një ditë më parë nga GJKKO.

Referuar informacionit të shpërndarë për mediat nga ana e GJKKO, policia hedh poshtë pretendimet se është kërkuar ndihmë nga ana e Gardës së republikës, institucioni përgjegjës për ruajtjen e sigurisë në SPAK dhe GJKKO.

“Theksojmë se Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë njoftim nga individë apo subjekte, si dhe nuk ka grumbulluar informacione apo te dhëna për grumbullime të mundshme pranë godinës së SPAK-ut. Në këto kushte nuk është hartuar plan masash, por nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është vlerësuar situata dhe janë marrë masa duke reaguar në kohë, me angazhimin e një numri të konsiderueshëm punonjësish.

Në orën 08:25, pranë kryqëzimit të rrugëve drejt godinës së SPAK dhe gjithë perimetrit të saj, janë shtuar shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, Ndihmës Specialist të Policimit në Komunitet, Specialist për Hetimin e Krimeve, Ndihmës Specialist për Operacionet Speciale, shërbimet e Policisë Rrugore, Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Në kuadër të angazhimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore janë angazhuar në total 77 punonjës policie. Gjatë gjithë kohës këto forca kanë qenë nën drejtimin e Shefit të Komisariatit të Policisë nr. 3, si dhe drejtues të tjerë të strukturave përkatëse, ndërsa Shefi i Sektorit për Sigurimin dhe Shoqërimin ka qenë i dislokuar në ambientet e brendshme të Gjykatës.

Seanca gjyqësore ka filluar e qetë, ka vijuar normalisht dhe ka përfunduar pa asnjë problem. Në adresë të shërbimeve policore, as nga Garda e Republikës brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme, as nga prokurorë, gjyqtarë e avokatë nuk është prezantuar asnjë shqetësim, apo te jete kërkuar ndihmë për vendosje të rendit dhe sigurisë në ambientet e brendshme, apo të jashtme të Gjykatës.

DVP Tiranë thekson se nuk ka marrë asnjë njoftim në formë shkresore apo verbale, apo telefonatë të drejtuar në Sallën e Menaxhimit dhe Drejtimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku punonjës të Gardës së Republikës apo ndonjë entitet tjetër, të kenë njoftuar për cenim të rendit dhe sigurisë publike, apo paligjshmëri të tjera pranë dhe përreth godinës së Gjykatës së Posaçme.

Referuar ligjit për “Tubime” Nr 8773 datë 23.04.2001, Neni 2, pika 5 përcakton se: ”Tubime” kuptohen grumbullimet, manifestimet, mbledhjet dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme, për të cilat janë të interesuar dhe përfshin edhe tubimet urgjente.

*Kur grupe njerëzish grumbullohen në mënyrë spontane dhe nuk cenojnë rendin publik, veprimtaria e tyre nuk përfshihet në përkufizimin e tubimit *

Siç dhe është konstatuar, qytetarët në datë 12 shkurt janë grumbulluar në mënyrë spontane dhe pa cenuar rendin publik, ndaj për këto arsye procedura standarde e tubimeve nuk ka gjetur zbatim për vendosjen e kordonit policor, i cili vendoset në vendin e kufizuar për tubim, çka në rastin konkret përveçse e panevojshme do të ishte edhe e pamundur, për shkak se grumbullimi i qytetarëve ka qenë spontan dhe i pa paralajmëruar.

Në rastet e tubimeve të tjera që referohen në shkresën e bërë edhe publike, bëjmë me dije se ato kanë qenë tubime të njoftuara më parë, e për të cilat ka pasur informacione jo vetëm për vendin e grumbullimit po edhe për tendenca të ushtrimit të forcës nga ana e protestuesve, kështu që për pasojë është zbatuar procedura standarde e kufizimit të perimetrit dhe vendosja e kordonit policor sipas Planit të Masave, të hartuar për tubimet e njoftuara nga organizatorët apo për të cilat janë siguruar informacione të caktuara për zhvillimin e tyre.

Gjithashtu, theksojmë se tek shërbimet e Policisë të vendosura pranë perimetrit të Gjykatës së Posaçme dhe SPAK, nuk janë raportuar probleme për pengim të lëvizjes së gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të administratës.

Lidhur me bashkëpunimin me Gardën e Republikës, as mund të vihet kurrsesi në dyshim se Policia e Shtetit është dhe do të mbetet tërësisht bashkëpunuese, duke koordinuar veprimet dhe shkëmbyer informacion lidhur me sigurimin e personaliteteve apo objekteve që ka në ruajtje Garda, ashtu siç në fakt edhe ka ndodhur me hyrjen e një individi të gjinisë femërore me aftësi ndryshe brenda perimetrit, e cila është shoqëruar dhe proceduar në bazë të ligjit nga Policia.

Pavarësisht kësaj, referuar pretendimeve në shkresën e lartpërmendur, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim administrativ për të vlerësuar masat e marra nga autoritetet përgjegjëse dhe për të individualizuar përgjegjësinë e çdo strukture policore të angazhuar në këtë shërbim, në rast se konstatohet ndonjë e metë”, thuhet veç të tjerash në reagimin e policisë së Tiranës.

LEXONI GJITHASHTU:

 

2 COMMENTS

  1. Spontane thon keta servilat gojorsat e trafikanteve. Ata iken me urdher te veliut se dilnin nga puna. Te kishte bole kryepolici hetonte pse dolen ata . Polici muti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?