English

Skënderbeu luan sezonin me Bylisin, Gjoka: Një finale, le ta fitojmë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Java e fundit e Superligës Shqiptare luhet e gjitha të dielën, ku në orën 15:30 zbresin në fushë të 10 skuadrat e elitës. Duele interesante si për ekipet e kreut, por edhe më tepër për ato në zonën e ftohtë, e një prej tyre është Skënderbeu-Bylis.

- Advertisement -

Në Korçë janë të mobilizuar, ndërsa përballjen me ballshiotët e cilësojnë si një finale, që duhet fituar patjetër.

“Kjo ndeshje është baraz me gjithë sezonin, vendimtare, finale që duhet me patjetër të dimë si u nis ky Skënderbeu me problematika, ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha trajneri i Skënderbeut, Ernest Gjoka.

Trajneri Gjoka beson te fitorja, pasi ky është mentaliteti i Skënderbeut.

“Jemi munduar të krijojmë filozofi, të mbështetemi në historinë e Skënderbeut. Kemi filozoi loje, jam mundur ti përshtatem, sigurisht me idetë e mia. Nuk është kollaj, skuadra u ndërtua rishtaz, në janar erdhën 5 lojtarë. Mendoj duhet më shumë kohë, por ne nuk e kemi. Këtë fundjavë duhet ta mbyllim me sukses këtë edicion”, shtoi Gjoka.

Tekniku i korçarëve ka kërkuar nga të tijët të japim maksimumin.

“S’kemi rrugë tjetër, e vetmja alternativë është të japim maksimumin dhe marrim po maksimumin ndaj një kundërshtari që ka bërë mire”.

Krahas Skënderbeu-Bylis do të luhen dhe Vllaznia-Laci, Dinamo-Tirana, Teuta-Egnatia dhe Partizani-Elbasani.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?