Mbahet seanca për Sokol Mjacajn, FNSH blindon Gjykatën e Elbasanit
Dy orë para zhvilimit të seancës gjyqësore të Sokol Mjaçaj dhe zyrtarëve të tjerë të burgut të Peqinit, FSHN, ekipi nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, rrethojnë ambientet e gjykatës dhe të prokurorisë.
Zhvillohet këtë të martë seanca gjyqësore për vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për Sokol Mjacajn dhe zyrtarët e burgut të Peqinit.
Tre ditë më parë u dorëzua kërkesa në Gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.
Prokuroria e Elbasanit kërkoi masën e arrestit me burg për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar një ditë më parë.
Të ndaluar janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha; Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut të Peqini; Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B ; Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin; Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B; Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B; Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B; Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B; Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B; Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B.
Sokol Mjaçaj, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë IEVP “Peqin”, qëlloi para disa ditësh me armë zjarri ndaj të burgosurve Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi Lleshi. Ky i fundit nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra, ndërsa Shaqja është jashtë rrezikut për jetën.
I dënuari për vrasjen e dy të turistëve çekë mbajti peng nën kërcënimin e armës punonjësit e kuzhinës në institucionin e heqjes së lirisë, të cilët u liruan pas disa orësh me ndërhyrjen e forcave të shumta policore dhe RENEA, që kanë vënë nën kontroll situatën.
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit