Spahiu: Mitingjet e Ramës në diasporë synojnë të lënë në hije Albin Kurtin

26 Maj 2024 | 12:26

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se një ndër qëllimet që do të arrijë kryeministri Edi Rama përmes tureve të takimeve me shqiptarët në Europë, është të rivalizojë Albin Kurtin.

Komentet Spahiu i bëri në Euronews Albania, ku tha se Rama kërkon t’i tregojë komunitetit ndërkombëtar se është lider më popullor se Kurti te shqiptarët në diasporë.

Këto komentet të Spahiut vijnë në një kohë që Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me shqiptarët në Milano, pak ditë pas takimit të zhvilluar me bashkëkombasit tanë në Athinë.

“Rama me një gur do të vrasë disa zogj. E para do të lëri në hije dhe po rivalizon Albin Kurtin. Me këtë tur takimesh në gjithë Europën, duke shkuar deri në SHBA, ai po jep një mesazh te komuniteti ndërkombëtar se ai është lider më popullor te shqiptarët dhe diaspora sesa Albin Kurti.

Me pjesëmarrjen në takim, popullariteti dhe lëvizjet masive sa do të vijnë e do të rriten. Do të jetë në Londër dhe në prag të Europianit në Gjermani. Dhe këtë Rama do e shfrytëzojë politikisht. Në gjermani do jetë kulmi i vëmendjes së gjithë shqiptarizmit për shkak të Euro2024”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026