Spahiu: Reformën Zgjedhore s’mund ta bëjë PS-PD, por populli me referendum
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Reformën Zgjedhore nuk mund ta bëjnë PS-PD dhe PL, të cilat sipas tij janë ata që e fundosën sistemin zgjedhor.
Komentet Spahiu i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se Reforma Zgjedhore duhet të realizohet nga populli përmes një referendumi.
Ai shtoi gjithashtu se tre partitë krysore në vend janë të interesuara që emigrantët të mos votojnë, pasi kjo sipas tij, do të ishte fundi i tyre.
“Në fakt për një karrige po zihen të treja palët. Kjo është fatkeqësia më e madhe që ndodh me situatën politike. Për turpin e vetë reformën duan ta bëjnë ata që e kanë fundosur sistemin elektoral. Nuk mundet ta reformojnë ata që e kanë konsumuar.
Nuk mundet të japin alternativa të reja ata që e kanë fundosur sistemin elektoral. Të vetmit që nuk mund të bëjnë reformë zgjedhore në Shqipëri janë PS-PD dhe PL. Ne duam një reformë zgjedhore.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë që këkon të bëjë reformë zgjedhore çdo 4 vite. Reformën zgjedhore mund ta realizojë vetëm populli përmes një referendumi. Vetëm populli mund të sjellë ndryshim”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit