SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 mln € pasuri
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Veronës, kanë kryer një operacion të përbashkët kundër organizatës kriminale të Suel Çelës, e cila vepronte edhe në Verona të Italisë. Organizata e të shumëkërkuarit akuzohet për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut drejt tregut europian.
Hetimet intensive, të mbështetura nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Guardia di Finanza e Veronës, rezultuan në sekuestrimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe aksioneve në disa shoqëri tregtare në Itali, me vlerë totale mbi 4 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara janë:
- Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)
- Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)
- Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)
- Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.
Nga hetimet rezulton se paratë e Suel Çelës dhe vëllait të tij, transferoheshin nga Shqipëria në Itali për blerjen, rikonstruksionin, ose marrjen me qira të pronave të sekuestruara.
Aktualisht Suel Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa vëllai i tij, Mario Çela, ndodhet në burg në Belgjikë, ku po vuan dënimin në lidhje me një vrasje mafioze në Antwerp.
Suel Çela ndodhet nën hetim nga SPAK për vepra penale të rënda, si vrasje me paramendim, mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Sipas SPAK operacioni tregon lidhjet e forta ndërkombëtare të kësaj organizate dhe mënyrën se si burimet financiare të krijuara nga trafiku i drogës në Shqipëri pastrohen dhe investohen në pasuri të paluajtshme në Europë.
Në kuadër të hetimeve janë ushtruar kontrolle edhe ndaj disa personave të tjerë shqiptarë dhe italianë, si dhe subjekteve tregtare, me qëllim evidentimin e provave shtesë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët
- 09:29 Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale
- 09:20 Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
- 09:16 Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj