“SPAK do kthehet në “boomerang” për opozitën”, Daci: Kanë 32 vite pjesë e pushtetit

11 Korrik 2023 | 13:31

Avokati Alban Daci ishte këtë të martë i ftuar për një intervistë në Euronews Albania tha se të humbasë besimin te SPAK do të thotë të mos kesh më arsye për të ndejtur në këtë vend. Sipas tij opozita i del kundër SPAK-ut dhe e sulmon atë pasi e di që shumë shpejt SPAK do të kthehet nga opozita.

Ai tha se partitë opozitare, kanë bashkëpunuar me atë që ka qenë në qeveri gjatë 32 viteve dhe kanë ndihmuar njëri tjetrin, e gjithashtu tha se në Shqipëri kanë qenë gjithnjë të pandarë politika nga biznesi dhe krimi, ndaj nëse nuk është më reforma në drejtësi atëherë nuk ka shpresë për shkëputjen e këtyre hallkave nga njëra-tjetra.

“Sulmet ndaj SPAK janë sulme halli, vijnë për qëllime politike. Problemi më i madh i kësaj opozite është se SPAK-u do të kthehet në një “boomerang” të madh edhe për opozitën. Ata nuk kanë ardhur sot në pushtet. Do përballen me drejtësinë edhe ata se kanë 32 vite që janë pjesë e këtij pushteti ku politika bizensi, nisma e lirë, para dhe krimi janë në një marrëdhënie simbiotike së bashku.

Politika garanton imunitetet e tyre dhe ata sponsorizojnë politikën, nëse nuk ndahen këto hallka, Shqipëria është për fat të keq një kënetë e madhe në të cilën qytetarët e thjeshtë që duan të jetojnë në mënyrë dinjitoze, ose jetojnë në kushte skllavërie ose detyrohen të largohen si e vetmja mundësi për të gëzuar të drejtat themelore të tyre”,-tha për Euronews Albania Alban Daci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026