“SPAK ekziston nga korrupsioni i Ramës”, debat në Kuvend mes Bashës dhe Spiropalit
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në fjalën e tij në Kuvend, se komisioni antikorrupsion nuk do të prodhojë asgjë. Ai tha se qeveria nuk ka vullnetin për të luftuar korrupsionin, pasi SPAK ekziston vetëm sepse ekziston korrupsioni i qeverisë.
“Teatri që shikoni në këtë sallë bëhet për një arsye të vetme, sepse as kryetarja e Kuvendit dhe askush tjetër në këtë sallë nuk i kthen përgjigje se përse ndërkohë që kërkohet ngritja e një komisioni tjetër, të vetmet akte të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë në luftë kundër korrupsionit, janë varrosur në sirtaret e kësaj shumice të përmbysur moralisht nga aferat korruptive, të kësaj qeverie të zhytur deri në grykë me këto afera.
Procedura është se sot sillni në këtë sall një propozim për një komision që siç dihet fare mirë krijohet kur do të varrosësh një ide të mirë apo të mos bësh asgjë. Për më shumë se një muaj janë depozituar amendamentet e Partisë Demokratike për të ndihmuar SPAK, pse refuzoni të paktën ta sillni për diskutim? Pse bëni sikur nuk e shikoni?Spak nuk do ekzistonte pa korrupsionin e Edi Ramës”-tha kreu i PD-së.
Elisa Spiropali tha se qeveria i ka dhënë dorë të lirë SPAK:
“Vetingu në politik po bëhet nga SPAK-u, sepse SPAK-u heton politikanët dhe është pikërisht SPAK-u të cilin ne e kemi lënë të lirë, i kemi çliruar duart dhe e kemi nxjerrë nga kontrolli politik pikërisht për të hequr edhe imunitetet kur duhet, për të hetuar, për të çuar në gjykatë, e për të dënuar, si nuk ndodhte asnjëherë kur ju ishit kaluar e pak më i ri se sot”,-tha Spiropali.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve të mërkurën në selinë e PS-së
- 09:53 Përfundon mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama del nga selia e PS me Ballën. Takim edhe me kryebashkiakët
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
- 09:21 OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit