SPAK jep pretencën për Belerin, kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj burg

13 Shkurt 2024 | 14:49

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë këtë të martë pretencën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

SPAK kërkon që Beleri të dënohet me 2 vite e 6 muaj burg.

Për Pandeli Kokaveshin prokuroria kërkoi 2 vite burg, por që i konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 28 Shkurt ora 14:30.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave.

Beleri nuk ka mundur ta marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për të kryer betimin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026