“SPAK t’i drejtohej Kuvendit”/ Murrizi: Masë poshtëruese, Berisha s’iku as në 97-n

29 Tetor 2023 | 11:43

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në një intervistë për Euronews Albania se SPAK duhet t’i drejtohej Kuvendit sa i takon çështjes Berisha.

Sipas tij masa e marrë ndaj ish-kryeministrit është poshtëruese pasi ai nuk është larguar as në vitin 1997 kur kërcënohej nga plumbat e jo më tani.

“Pa pashaportë ikën sa herë t’i mbushet mendja, në çdo orë të ditës kur t’i teket dhe me çfarë të ketë qejf. Unë e çoj me skaf, nga Divjaka në Barcelonë, ku të ketë qejf. Po kush do e mbrojë Frontexi apo kufiri i Taulantit? Kush do ta mbrojë? Sali Berisha ikën kur t’i teket, por s’është nga ato që ikën. Tre çereku i PD-së iku me brekë e kanatiere në 97’-tën, në mes të natës, në Durrës desh u rrahën se s’kishte vend në traget, ai nuk iku. Ka qenë aty dhe nuk ka ikur dhe për hir të së vërtetës nuk është politikan që e kanë sjellë prej veshi nga emigracioni, si Rama, si Luli, si kë keni qejf ju tjetër,” – u shpreh Murrizi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026