Statistika të frikshme! 90% e fëmijëve e njohin abuzuesin e tyre, 68% janë familjarë
Ligjvënësit e Florida-s kanë miratuar javën e kaluar legjislacionin që do të lejojë dënimin me vdekje për personat e dënuar për abuzim seksual të fëmijëve.
Propozimi dypartiak, i cili u miratua me 34 vota pro dhe 5 kundër do të lejojë gjithashtu juritë të japin dënime me vdekje me vota prej të paktën 8-4, pasi më parë kërkonin unanimitet.
Policja shqiptare në Florida Erida Caudill tha në emisionin GoodMorning Albanians tha se nga statistikat rezulton se 90% e fëmijëve të abuzuar e njohin abuzuesin e tyre, ndërsa 68% janë familjarë.
Ajo tregoi se rrëfimet e para të këtyre abuzimeve nga fëmijët nisin në shkollë, tek mësuesit, kur ata janë larg familjes apo abuzuesve të tyre.
“Shumica e deklaratave bëhen nëpër shkolla, me mësuesit, aty fillojnë deklaratat e para. 90 për qind e viktimave e njohin autorin e krimit, dhe 68 për qind e abuzimeve janë nga familjarë. Sistemi arsimor në SHBA është një ambient i dashur për fëmijët, duke nisur nga polici te dera, të cilët janë të detyruar të deklarojnë çdo rrëfim të fëmijës”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak