Studimi i BE mbi ndotjen, eksperti Qirjo: E vetmja vaksinë, parandalimi

8 Shtator 2020 | 20:42

Në studimin e publikuar së fundmi nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, Shqipëria renditet si vendi me numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e mjedisit.

Përqindja e vdekjeve nga faktorët e mjedisit shkon nga 9% në vendet si Norvegjia dhe Islanda dhe arrin deri në 23% dhe 27% në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë. Në Bashkimin Europian, përqindjen më të lartë të vdekjeve nga ndotja e ka Rumania me 19%.

Në terma më të thjeshtë, nëse në Islandë për shkak të mjedisit vdesin 35 persona në 100 mijë banorë, në Shqipëri ky numër arrin deri në 172 persona për 100 mijë banorë.

Eksperti mjedisor, Mihallaq Qirjo thotë në raportet ndërkombëtare Shqipëria është referuar gjithmonë si një vend me nivel të lartë ndotjeje dhe risk të shtuar dhe në vdekshmëri.

Ai thotë se ndotja sjell risk të drejtpërdrejtë për një vdekje të parakohshme por edhe si shkak i komplikacioneve për sëmundje të tjera.

Z. Qirjo tha më tej se, pandemia tregoi se burimi kryesor i ndotjes është dinamika e jetës që vjen nga industria  e prodhimit dhe transportit.

E ndërsa për COVID-19 thotë se ka shpresë për gjetjen e një vaksine për ndotjen e vetmja vaksinë efektive është parandalimi. Përveç ndotjes, ai veçon si problem shqetësues dhe ndotjen akustike.

“Zhurma është një problem i madh. Deri para pak kohësh e shihnim zhurmën si një shqetësim por në fakt është e lidhur me shumë sëmundje. Nëse jetojmë gjatë në një mjedis të ndotur dhe me zhurmë, me kalimin e moshës sëmundjet që një person mund të preket agravohen”, përfundon eksperti i mjedisit.

Lexoni gjithashtu:

Studimi/ Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve nga ndotja

Një në tetë vdekje në Europë si pasojë e ndotjes së mjedisit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026