Suksesi i radhës për Piastrin: Australiani triumfon në garën e Majemit

5 Maj 2025 | 09:16

McLaren ka bërë një nisje spektakolare në botërorin e Formula 1, ndërsa nga gara në garë po konfirmon se është një kandidaturë e fortë për titull. Në Majemi ishin sërish dyshja Piastri-Norris të cilët zhvilluan një garë të jashtëzakonshme, duke grumbulluar të tjera pikë për skuadrën e tyre. Gara ishte emocionuese nga fillimi në fund, por me një dominim të McLaren, i cili fiton garën e 5-të në 6 të zhvilluara deri më tani, ku 4 prej tyre mbajnë emrin e australianit.

Ferrari mund të konsiderohet sërish një dështim edhe në SHBA, por Max Verstappen i Red Bull mungon në podium. Holandezi u rendit në vendin e katërt, menjëherë pas Russell, megjithse prej kohësh ka treguar luhatje në formën e tij.

Albon i gjashti dhe Antonelli i shtati, teksa Leclerc e Hamilton në vendin e 8 dhe të 9, shumë larg pritshmërive. Sezoni ka vetëm 6 javë që ka nisur, por duket se trofeu mund të shkojë te McLaren, pas kësaj nisje spektakolare me Piastrin që ka 131 pikë dhe Norris 115. Red Bull duket se është larg sezonit të shkuar, e me gjasa Verstappen do të zbresë nga froni, në rast se performance e tij nuk ndryshon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026