Sulmuesi kuqezi “mesazh” trajnerit Sylvinho, i shënon dy gola Stoke City-t
Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti ka realizuar një dygolësh me Bristol Sitin në Angli, duke i dhënë një mesazh të qartë trajnerit Sylvinho. 24-vjeçari numëron 11 realizime këtë sezon në Çempionship.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare Anis Mehmeti po tregon një formë të jashtëzakonshme në Championshipin anglez, aty ku ka zhvilluar një tjetër paraqitje pozitive me Bristol City. Anësori ishte lojtari i ndeshjes në duelin me Stoke City, i mbyllur në shifrat 2-0. 24-vjeçari arriti të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e 11’, teksa skuadra e tij shpërdoroi disa raste të mira shënimi edhe më pas.
Në fraksionin e dytë do të ishte po Mehmeti që do të linte gjurmë, duke realizuar dhe një herë tjetër për 2-0 e dhënë 3 pikë skuadrës së tij. Kompania e statistikave, Flashscore me të drejtë e vlerësoi lojtarin kuqezi me notën 8.5 që ishte më e larta në të dyja kampet. Kjo nuk është hera e parë që Mehmeti shkëlqen, pasi që prej momentit të fundit që është thirrur nga kombëtarja, paraqitjet e tij kanë qenë tejet të mira, duke asistuar e shënuar, por e ka humbur vendin në ekipin kuqezi.
Kjo është një mënyrë për ta rifituar pozicionin nga ana e 24-vjeçarit, i cili më herët ka pasur dhe një takim me trajnerin Sylvinho. Shifrat e tij janë të mira me 11 gola dhe 1 asist duke u kthyer në lojtarin kyç të Bristol i cili synon fazën Play-Off për t’u ngjitur në elitë. Me dopietën e fundit, Mehmeti i dha një mesazh të qartë Sylvinhos, se duhet me patjetër të thirret në kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta