Sveçla: Radoiçiç udhëhoqi grupin terrorist, tani ndodhet në spital në Beograd
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla ka folur këtë të martë për Euronews Albania ai tha se ende nuk ka një bilanc të plotë mbi sulmin e ndodhuer në veri, por mund të flitet pa dyshime se kanë qenë më shumë se 30 persona të cilët kanë marrë pjesë në sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës.
Sipas tij ata udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiç dhe për këtë ka prova dhe fakte konkrete.
Sveçla tha se sipas informacioneve ai është plagosur dhe tashmë ndodhet në spitalin në Beograd.
“Ende nuk kemi një bilanc të saktë, terreni është jashtëzakonisht i vështirë. I hapur. Ne kemi zbuluar një të vrarë. Kemi informacione se numri është më i madh se tre. Pjesëmarrës mund të themi se kanë qenë më shumë se 30 dhe kanë qenë të udhëhequr nga Radoiçiç. Ka informata dhe në videon e publikuar dëshmohet prezenca e tij.
Sipas të gjitha gjasave ai ndodhet në spitalin ushtarak në Beograd aty nuk është i vetëm, por edhe disa të plagosur të tjerë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e sulmit ndaj policisë së Kosovës, duhet t’i dorëzohen Kosovës për t’u përballur me drejtësinë”,-tha Xhelal Sveçla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë