Syzet e diellit mund të dëmtojnë sytë, okulistja: Ja çfarë duhet të dini
Në ditët e nxehta të verës, ashtu siç mbrojmë lëkurën nga dëmtimi që mund të shkaktojnë rrezet ultraviolet duhet të mbrojmë edhe sytë me anë të syzeve të diellit. Por kujdes! Ato duhet të jenë të çertifikuara dhe me filtra mbrojtës, nëse keni marrë të tilla në rrugë më mirë mos i përdorni.
‘Nëse nuk kanë mundësi ti marrin këto syze më mirë të mos i blejnë fare ato që janë në rrugë. Ato kanë një material plastik kauçuk që shkrihet pa asnjë filtër mbrojtës dhe që bën të kundërtën. Jo që nuk bën mbrojtje por e shton më shumë dëmtimin e syrit”,-tha Suzana Zhuka.
Por cilat janë këto dëmtime?
“Shkaktojnë degjeneracione në retinë, që janë degjeneracione makulare. Personat që vuajnë nga degjeneracioni makularë nuk durojnë dot fare dritën e diellit, shkaktojnë dhe katarakta para kohe. Katarakta është plakja e syrit me moshë por jo para moshës 60 vjeç”,-u shpreh okulistja.
Mjekja okuliste na tregon se kujdesi për sytë dhe mbrojtja e tyre duhet të nis që në fëmijërinë e hershme.
‘Që ditën e parë që ti merr fëmijën e çon në plazh duhet të ketë syze dielli. Prandaj ka vende në botë që nuk I njohin fare këto degjeneracione sepse kremin e diellit dhe syzen mbrojtëse ja ka vendosu fëmijës që prej moshës 2-3 vjeç.’
Ekspozimi në diell pa syze por edhe përdorimi I syzeve pa filtra mbrojtës, bën që sot katarakta apo perdja e syrit të haset edhe në mosha më të reja se 50 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”
- 19:21 Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga
- 19:13 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 19:08 Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare
- 19:06 Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL