Tabaku-kreut të ERE: Shfuqizoni vendimin për rritjen e çmimit të energjisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka dërguar mbrëmjen e djeshme, një shkresë përmes postës elektronike drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, ku i kërkon rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar qeveria.
Në shkresë u evidentuan arsyet e rritjes së çmimit të energjisë dhe njëkohësisht u kërkua që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje.
Sipas Tabakut, rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht dhe vendimi që u morr nga qeveria dhe ERE ishte abuziv.
Tabaku kërkon mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord mori një javë më parë.
Kryeministri, Edi Rama bëri me dije ditën e djeshme, se fasha 800 KW nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.
Ai deklaroi se kërkesa për energji nga Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), është më e ulët sot sesa në 1 shtator, kur u lançua fasha mbi 800kw.
Kreu i qeverisë theksoi se rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të qeverisë për heqjen e fashës.
Pas kësaj deklarate, reagoi Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, ERE përmes një njoftimi, në të cilin thuhej se çmimet e reja për energjinë do të aplikohen për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq