Tamara, një thesar bukurie në Malësinë e Madhe
Rreth 64 kilometra në veri të Shkodrës ndodhet një prej pikave më tërheqëse të turizmit në Shqipëri, Tamara.
E gjendur në zonën e Malësisë së Madhe në rrugën Shkodër-Vermosh, e cila mund të përshkohet lehtësisht me makina, Tamara ofron disa prej peizazheve më interesante të veriut të Shqipërisë.
Këtë zonë e eksploruan në serinë e radhës “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji duke sjellë në pah dhe pikat më interesante të saj si “Leqet e Hotit”, apo “Lumi Cemit”.
“Leqet e Hotit” me një ballkon prej xhami të vendosur në lartësinë prej rreth 700 metrash ofrojnë një pamje marramendëse. Për këtë zona është kthyer në pikë referimi për gjithë turistët që e frekuentojnë atë.
Prej “Leqeve të Hotit” mund të shihet qartë dhe bukuria e “Lumit të Cemit” rreth 500 metra më tutje.
Lumi i Cemit buron nga malësia e Kelmendit dhe ka një temperaturë tejet të ulët – rreth 3-4 gradë celsius, – megjithatë për të pasionuarit pas notit është e mundur të bëhen zhytje.
Cemi vijon përtej territorit shqiptar për në Malin e Zi ku bashkohet me lumin Moraca në jug të Podgoricës.
Malësia përreth është e përshtatshme për të pasionuarit e ngjitjeve në male. Në fakt, vitet e fundit zona është bërë pikë referimi për turistë të huaj të cilët i nisin ngjitjet nga vargmalet Dinarike dhe përfundojnë në Luginën e Valbonës.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos