“Të fokusohemi te futbolli e festa”, Alban Xhaferi flet për sherrin Bardhi-Osmani
Menjëherë pas fitores së Vllaznisë ndaj Dinamos, presidenti Alban Xhaferi ka folur në emisionin “Max Sport” në Euronews Albania, ku komentoi gjithashtu dhe për rastin e konfliktit mes presidentit të Dinamos, Bardhi, dhe drejtorit të Vllaznisë, Osmani.
Presidenti Xhaferi nuk ka dashur ta fryjë këtë ngjarje, duke u shprehur se nuk ishte i pranishëm në sherrin e ndodhur dhe se sipas tij fokusi duhet të binte tek futbolli dhe te festa dhe jo në momentet emocionale.
“Mua më duhet të festoj sot. Nuk isha prezent në sherr, thjesht pamë një rrëmujë të madhe dhe nuk pata kohë të mësoj gjë. Ne duhet të fokusohemi te futbolli. Të gjithë kemi momente emocionale, por ne jemi këtu për futboll. Nëse dikush ka bërë diçka, atëherë janë organet e rendit që do ta zgjidhin, kushdo qoftë ai. Jemi miq me presidentin e Dinamos, nuk e di se çfarë ndodhi, unë prej mediave e mësova edhe vetë. Ne nuk kemi dalë për të bërë mundje klasike këtu,” tha Xhaferi.
Duke folur drejtpërdrejt nga stadiumi “Air Albania”, gazetari i MAX Sport, Drilon Xhepollari, raportoi se pas një rrëmujë në ambientet e stadiumit dhe përplasjeve verbale dyshohet se presidenti i Dinamos, Bardhi, ka goditur me grusht drejtorin e Vllaznisë, Osmanin, dhe se ka pasur ndërhyrjen e policisë.
“Osmani ka kërkuar që të bëjë një deklaratë në polici për të shpjeguar se çfarë ndodhi. Ndërkohë, Osmani ka diskutuar edhe me presidentin e Vllaznisë në lidhje me këtë rast. Mbetet të shihet nëse do të ketë një denoncim nga Tefik Osmani, që e ka kërkuar një gjë të tillë,” tha Xhepollari.
Vllaznia ka arritur të fitojë ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 dhe ka siguruar një vend në finalen e “Final Four”. Tani, skuadra shkodrane do të presë çiftin Egnatia-Partizani për të parë se me kë do të përballen në finalen e madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë