“Të huajt në gjakmarrjen shqiptare?”- Eksperti: Janë përfshirë më shumë se 6 persona
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa tha për Euronews Albania se në grupin e përfshirë për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, mund të jenë të përfshirë më shumë persona nga sa janë përmendur.
“Në fillim thanë që ishte një person, tani thonë janë 6, por mendoj se janë më shumë”, tha eksperti Softa.
Ai tha se duhen parë edhe një herë profilet e 6 personave dhe arsyet se çfarë i ka lidhur ata me Shqipërinë, pasi një ekzekutim i tillë mund të kryhej fare mirë edhe nga një shqiptar. Ai shton gjithashtu se grupi i përfshirë në ngjarje nuk është një grup profesionist, pasi ka lënë shumë gjurmë.
“Ne kemi kamerat të cilat kanë ndihmuar shumë për të krijuar një profil të një aktiviteti në mënyrën se si është realizuar. Unë mendoj se veç pistës së gjakmarrjes duhet parë edhe se pse kanë ardhur 5 veta nga jashtë, çfarë i lidh 6 të huaj me pjesën shqiptare që po e quajmë financuesi dhe me çfarë aktiviteti merren këta shqiptarë? Se për të vrarë një person mund të merrte një nga Shqipëria t’i jepet paratë dhe e kryente.
S’ka nevojë të bëhet gjithë ky film, me shumë gjurmë me shumë probleme dhe me shumë gjëra të çuditshme. Duhet parë nëse aktiviteti i tyre është vetëm në Angli apo edhe në vendet e tjera. Veprimet e tyre nuk janë veprime profesionalistësh kanë lënë gjurmë, ka pakujdesi, mospërdorimi i dorezave, mjeti mund të ishte zhdukur. Tregojnë që nuk kemi të bëjmë me një grup profesional”,-tha Fatjon Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve