Temperatura të ulëta dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për këtë javë.
Sipas tij vlerat minimale të motit janë regjistruar në -3 gradë celsius. Sakaq ai thotë se temperaturat maksimale sot do të mbeten të ulëta, ndërsa në ultësirën perëndimore maksimumi priten deri në 14 celsius.
“Të paktën deri ditën e enjte do të kenë rritje që do të shënojnë deri në 20 gradë celsius”- tha ai.
Osmani bën me dije se vlerat minimale do të kenë rritje të ndjeshme të tyre.
“Pritet nga -3 gradë celsius, pritet që deri të enjten të regjistrohen temperaturat deri ne 3 gradë celsius”-tha ai.
Mesjava do të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ndërsa pjesën tjetër tgë javës do të ketë një rënie të temperaturave.
Sa i përket kushteve të motit, sot mbetemi me mot të qëndrueshëm, ndërsa do të ketë intervale të gjata me kthjellime.
“Dita e martë, dhe e mërkurë do t’i bëjë më të shpeshta vranësirat. Pjesa e dytë e javës ka sinjale që të ketë shtim të vranësirave”- përfundon meteorologu.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:13 Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë
- 13:10 Marrëveshja me SHBA-në, presidenti iranian njofton zhbllokimin e 6 miliardë dollarëve të bllokuar në Katar
- 12:58 Dronë dhe pajisje inteligjente në rrugët e Durrësit, 17 të arrestuar dhe mbi 1.800 gjoba në një javë
- 12:45 Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i miraton lejen për të lënë përkohësisht qelinë
- 12:38 U raportua se SHBA dhe Irani do të zhvillojnë bisedime të martën, zyrtari iranian: Nuk ka plan për negociata këtë javë
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë