Tensione në Gjykatën e Apelit, kërcënohet punonjësi i sigurisë: Jeni për t’u vrarë

10 Tetor 2025 | 11:52

Vetëm disa ditë pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, këtë të premte ka ndodhur një incident tjetër.

Një person i identifikuar si Gentian Mali kërcënoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, tek hyrja e publikut, dhe u shoqërua në polici.

Personi i shoqëruar kishte një gjyq penal, ku ishte i përfshirë kunati i tij ndërsa është shprehur para punonjësit të sigurisë se: “Jeni për t’u vrarë të gjithë.”

Gentian Mali është kunati (bashkëshorti i motrës) i shtetasit L. Vladaj, ky i fundit u arrestuar disa kohë më parë në Han të Hotit me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Vladaj kishte seancën për shqyrtimin e ankimit të bërë në Apel këtë të premte, dhe Mali ishte bashkë me familjarë të tjerë në gjykatë.

Ata kanë tentuar të futen në gjykatë por nuk lejoheshin pasi seanca ishte për masë sigurie me dyer të mbyllura.

L. Vladaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia pasi është i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.

Kapja e tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë dhe është në pritje të vendimit gjyqësor në Tiranë.

Burime nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm bëjnë me dije se, pavarësisht ngjarjes së ndodhur më 6 tetor, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete në lidhje me sigurinë.

Sipas të njëjtave burime, Gjykata e Posaçme ka dhuruar së fundmi një skaner sigurie, por pas incidentit të 6 tetorit, është administrata e gjykatës ajo që po kryen kontrollin e qytetarëve dhe palëve që hyjnë në ambientet e institucionit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër

Familja Mbretërore Shqiptare është shtuar me një anëtar të ri. Ka ardhur në jetë Princi Aleksandër, djali i Princ Lekës dhe Princeshës Blerta. Lajmi u...
16:48 | 10/07/2026

Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…

I ftuar në “Now” me Thimi Samarxhi, gazetari Artan Hoxha komentoi ecurinë e protestës qytetare, duke u shprehur se kur kemi arritur në ditën e...
15:53 | 10/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026