Tensione të forta në Kuvend, deputetët e PD “rrethojnë” kreun e SPAK

15 Korrik 2024 | 15:44

Deputetët e Partisë Demokratike kanë rrethuar foltoren pasi zëvendëskryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, i ka ndërprerë fjalën deputetes Elda Hoti. Shkak i ndërhyrjes së saj ishin pyetjet e drejtuara kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në fjalën e saj deputetia Hoti ka ngritur pyetje rreth zvarritjeve të dosjeve penale për çështje si inceneratorët, apo ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj etj.
“A do merrni masa pasi gjatë kësaj kohe që ju hetoni ata tjetërsojnë pasuritë e tyre? Nëse nuk ndodh kjo a vlen të thuhet se kjo drejtësia e re është me e vjetër se e vjetra e jeni aty vetëm si koleg të Erion Veliaj?” –pyeti deputetja.

“Zonja deputete do bësh pyetje lidhur vetëm me veprimtarinë e SPAK, sipas asaj që ju thotë rregullorja, në të kundërt do t’ju ndërpres fjalën. Nuk është kohë për ligjërata, por për pyetje.”- tha drejtuesja e seancës , Ermonela Felaj.

Pas kësaj një grup i deputetëve të PD duke përfshirë Gazmend Bardhin, Flamur Nokën, Albana Vokshin e të tjerë janë ngritur në këmbë drejt foltores ku qëndronte kreu i SPAK. Ndërkaq drejtuesja e seancës ju ka kërkuar të ulen dhe të mbajnë qetësi.

PJESË NGA SEANCA:
Drejtuesja e seancës: Ju lutem uluni, tërheq vëmendje për tonin dhe mënyrën si po drejtoheni zoti Bardhi, zotit Noka dhe zonjës Vokshi. Ja dhashë fjalë koleges, pyetjet e saj i kam përpara. Nuk po lejoni të vazhdojë zoti Dumani.
Në sfond dëgjohen me tone të larta deputeti Bardhi dhe Noka; “Jepini fjalën koleges. Respektoni rregulloren.”
Drejtuesja e seancës: “nëse do kisha zbatuar rreglloren treçerekut tuaj do t’ju kisha hequr fjalën!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026