Tërhoqi kafshën me makinë, e ‘pëson’ drejtuesi 58-vjeçar në Tiranë

24 Prill 2023 | 10:33

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjetin e tij.

Policia bën me dije se pas publikimit të pamjeve filmike, ka nisur verifikimi për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Pas identifikimit të drejtuesit, policia ka zbuluar se 58-vjeçari po e drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi të dokumentacionit të mjetit.

Ndaj tij nisi një procedim penal dhe materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026