Tërmeti në Rodos, shqiptari: Pati panik, epiqendra ishte 7 km larg nga unë

3 Qershor 2025 | 19:15

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë.

Sipas mediave fqinje lëkundjet ishin shumë të forta. Banorët dhe turistët e ishullit të tmerruar dolën me shpejtësi nga hotelet dhe banesat ku po qëndronin.

Kryetari i komunitetit shqiptar në Rodos, Ari Kasapi tha për “People” në Euronews Albania, se tërmeti u shoqërua me panik dhe me frikë për cunami, pasi qendra e tij ishte shumë afër me Rodosin.

“E ndiem shumë sepse ishim të gjithë në gjumë. Qendra e tërmetit ishte vetëm 7 kilometra nga Rodosi dhe ishte 6.7 ballë në atë moment që na e treguan telefonat. 5.9 e nxori qendra në Athinë. Këtë kohë ka pasur tërmete të vogla, por tani ka pasur zjarr, përmbytje dhe tërmete.

Unë kam një biznes me aksesorë turistik, nuk pati dëme, por pati diku te 10 shtëpi të vjetra që u dëmtuan. Më tepër ishte paniku i krijuar në hotelet e mëdha, pati frike edhe për cunami” -tha ai.

Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi një  vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona mbetën të plagosur, pasi u hodhën nga lartësia për shkak të frikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet këtë të enjte nga gazetarët në lidhje me deklaratat e ministres serbe, e cila pak ditë më...
13:26 | 16/07/2026

Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
13:05 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026