Del përgjigja e testit për ish-Kryeministrin Zaev, rezulton negativ
Ka rezultuar pozitiv testi për ish-Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, për të cilin u dyshuar se mund të ishte prekur nga COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut u dyshua fillimisht se ka prekur edhe krerët e dy partive kryesore si Zoran Zaev nga LSDM dhe Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja. Dyshimet erdhën pasi Zaev dhe Mickoski kishin pasur takime direkte me një gazetar që rezultoi i infektuar.
Kreu i VMRO-DPMNE-së pas testeve të kryera rezultoi negativ, ndërsa ai vetë ka theksuar se gjendja e tij shëndetësore është e shkëlqyeshme. “Do të doja të ju informoj se deri më tani jam në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore dhe fizike. Gjatë ditës së djeshme, pasi mora informacionin se shëndeti i gazetarit me të cilin pata një intervistë saktësisht një javë më parë në lidhje me pandeminë, jam testuar dhe kam rezultuar negativ”, shkruan Mickoski.
Mickoski dhe Zoran Zaev kanë pasur takime direkte me një gazetar të infektuar, i cili u ka bërë intervista në studion e televizionit ku punon dhe për pasojë janë të detyruar të respektojnë vetëizolimin për 14 ditë. Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev aktualisht ndodhet i vetëizoluar në shtëpinë e tij në Strumicë dhe është në përgjigje të testit për COVID-19.
“Dëshiroj t’ju informoj se gjatë javës së kaluar kam pasur një intervistë në TV me një gazetar, i cili kohët e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Megjithëse gjatë intervistës kemi marrë të gjitha masat mbrojtëse siç është shmangia e kontaktit dhe ruajtja e distancës, sipas të gjitha protokolleve, që nga sot unë jam në izolim në shtëpinë time në Strumicë. Nuk kam simptoma”, shkruan Zaev.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë