Teuta luan ndeshjen e parë në shtëpi, tekniku Dobi premton fitoren
Pas një barazimi me shumë meritë në transfertë ndaj Partizanit dhe shkëputjes dyjavore për shkak të angazhimeve të kombëtares, Teuta është gati për sfidën e radhës në kampionat, ndërsa të dielën pret Vorën. Një sfidë që luhet në stadiumin “Niko Dovana” dhe që është mjaft e rëndësishme për ecurinë e durrsakëve, të cilët këtë vit janë transformuar plotësisht.
“Synimi mbeten 3 pikët, por futbolli ka tre rezultate, duam apo jo. Jemi të karikuar, por këto dy javë kanë ndikimin e vet. Shpresoj dhe do të bëjmë gjithçka që ekipi të jetë në nivelin e duhur”, – u shpreh Enkeleid Dobi, trajner i Teutës.
Shqetësimi i vetëm për trajnerin Dobi është Jazxhi, i cili u dëmtua në duelin ndaj Partizanit.
“Shqetësime ka gjithmonë, janë në dispozitat e ditës. Një është dëmtimi i Jazxhit, pjesa tjetër është gati. Djemtë janë të motivuar, mezi e presin takimin, madje edhe sportdashësit”, – shtoi Dobi.
Teuta ka luajtur vetëm një ndeshje në Superligë këtë sezon, për shkak se përballja e parë ndaj Dinamos u shty, pasi “Nëndetësja” kishte angazhime në Conference League.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?
- 19:43 Dinamo shkruan historinë në Kazakistan, përmbysje spektakolare ndaj Astanës
- 19:27 Leo Messi, i jashtëzakonshëm, ylli argjentinas ka rikthyer veten në garën për “Topin e Artë”