Topi i Artë 2025/ Luis Enrique shpallet Trajneri më i Mirë i Vitit 2025
Në mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve më prestigjioze në botën e futbollit, e zhvilluar këtë të hënë në Paris, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2025. Ai u nderua me trofeun “Johan Cruyff” për futbollin e meshkujve, një çmim që vlerëson më të mirin mes trajnerëve në arenën ndërkombëtare për arritjet e tyre gjatë sezonit të fundit.
Ceremonia, e cila nisi në orën 21:00, vazhdon ende në kryeqytetin francez, ku pritet të zbulohet edhe fituesi i Topit të Artë për vitin 2025. Deri në këto momente, emri i fituesit nuk është zbuluar, ndryshe nga vitet e mëparshme ku zakonisht mediat kishin mundur ta zbulonin paraprakisht. Në garë për çmimin më të lartë individual në futboll janë disa nga emrat më të spikatur të sezonit të kaluar si Ousmane Dembele, Lamine Yamal, Raphinha, Mohamed Salah e të tjerë, të cilët kanë dhënë performanca mbresëlënëse si në kompeticionet evropiane, ashtu edhe në ligat respektive.
Përveç Topit të Artë për meshkuj, gjatë kësaj mbrëmjeje do të ndahen edhe çmime të tjera si Topi i Artë për femra, Lojtari më i mirë i ri, Klubi më i mirë i vitit dhe disa vlerësime të tjera që përmbledhin sukseset e sezonit që lamë pas. Ndërkohë, ka nisur edhe publikimi i renditjes së 30 lojtarëve kryesorë që kanë qenë në garë për këtë çmim, ndërsa sy e veshë janë tashmë të drejtuar nga skena e madhe në Paris, ku pritet të shpallet emri që do të shkruhet në histori si më i miri i vitit.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç